Hekurudha Shqipëri-Greqi, BE hap zyrtarisht projektin 130 km te gjate dhe..

Projekti 30-vjeçar për ndërtimin e një linje hekurudhore Shqipëri-Greqi duket se po hedhhapa konkretë, duke qenë se Bashkimit Evropian publikoi Deklaratën e Procedurës sëhapur për Kontratën e Shërbimit për zbatimin e vlerësimit dhe përzgjedhjes së investimeve.

Projekti titullohet “Iniciativa për përmirësimin e transportit ndërkutar përmes lidhjes hekurudhore midis Krystalopigi dhe Pogradec”, ndërkohë që përmes procedurës synohet të përcaktohen shërbimet dhe studimet e nevojshme për ndërtimin e lidhjes hekurudhore që mungon midis Greqisë dhe Shqipërisë.

Sipas detajeve të bëra me dije më herët nga Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë, nyjat lidhëse të kësaj linje hekurudhore do të jenë Guri ikuq në Pogradec, dhe Ieropigia në ter ritorin grek, ndërkohë që hekurudha do deri në Kallambakis.

error: Alert: Content is protected !!