“Harruan t’ju marrin mendimin ju”/ Rama ironizon dhe ofendon gazetaren: Turp për ju…(Video)

Kryeministri Edi Rama ofendon gazetaren e Euronews Albania gjatë intervistës, dhe i përgjigjet asaj me ironi.

Gazetarja Bruna Cifligu e ka pyetur kryeministrin Edi Rama se përse forcat speciale “Renea” ndodheshin te Teatri Kombëtar pas shembjes, siç e treguan edhe disa pamje filmike

Kryeministri i është përgjigjur duke thënë se “harruan t’ju pyesin ju dhe kolegët tuaj”. Më tej Rama ka mohuar praninë e forcave Renea te teatri duke thënë se është një spekulim i mediave.

Kujtojmë se artistët dhe aktivistët që ndodheshin te teatri natën e shembjes u nxorrën me ndërhyrjen e FNSH-së, ndërsa regjisori Robert Budina pretendon se i kanë vendosur automatikun në kokë.

Pjesë nga debati:

Gazetarja e Euronews: Pse ishin forcat Renea aty?

Edi Rama: Harruan t’ju pyesin ju dhe kolegët tuaj, harruan t’ju marrin mendimin ju. Me Policinë e Shtetit jeni korrekt dhe mos e përbaltni me dyshime dhe fantazira.

Gazetarja: A është e ligjshme prania e forcave Renea aty?

Rama: Aty ku, aty ku, aty ku…

Rama: Ata nuk kanë qenë në zonën e teatrit. por kanë qenë te Ministria e Brendshme, sepse nuk do konsultohen me mediat për punën e tyre. Ajo pamje është një spekulim i madh dhe një turp i madh për ju që xhironi forcat Renea kur s’kanë asnjë lidhje me Teatrin.

Leave a Reply