Hapen 100 vende pune në vend për gratë në fushën e dizajnit të modës – Ja detajet…

Hapen 100 vende pune në vend për gratë në fushën e dizajnit të modës – Ja detajet…

Hapen 100 vende pune në vend për gratë në fushën e dizajnit të modës – Ja detajet…

Kompania “Teuta & Lirika Matoshi” ka bërë të ditur se ka ndërmarrë kampanjën sensibilizuese “Gratë për Gratë” me anë të së cilës kanë hapur 100 vende të reja të punës.

“Duke parë goditjen e madhe që ka pësuar ekonomia në Kosovë, veçanërisht gratë, ku një numër i madh i tyre gjatë pandemisë ka mbetur pa punë – Kompania e jonë ‘Teuta&Lirika Matoshi’ brenda kapaciteteve të saj, ka ndërmarrë edhe një kampanjë sensibilizuese ‘Gratë për Gratë’”, ka bërë të ditur kjo kompani përmes një postimi. Kompania ka bërë të ditur se synimi i kësaj iniciative është ndihma ndaj grave të cilat janë të interesuara të punojnë në fushën e dizajnit të modës.

“Kompania ‘Teuta&Lirika Matoshi’ ka vendosur që krahas 100 grave të punësuara tashmë në kompani, të hapë edhe 100 vende të reja të punës për gratë e Kosovës. Përmes kësaj, ne synojmë që sadopak të ndihmojmë gratë të cilat janë të interesuara të punojnë në fushën e dizajnit, respektivisht si rrobaqepëse”, thuhet në njoftimin e kësaj kompanie.

Leave a Reply