Habit Elton Ilirjani: Në parlament ka 25 deputetë gej, më kanë kërkuar se k$

Elton Ilirjani ishte i ftuar sot në “Ftesë në 5”, ku bëri një deklaratë të papritur. Eltoni u shpreh shumë i revoltuar me disa politikanë të vendit tonë, të cilët sipas tij, kanë diskriminuar komunitetin LGBT. Biznesmeni, u shpreh se në parlamentin shqiptar, ka 25 deputetë gej.

“Janë 25 gay në atë parlament. Mos hiqen hipokritë. Të mos na ndëshkojnë mua, Xhenin dhe personat që dalin hapur dhe ata të dalin si minjtë, nëpër bodrume. Njerëzit që ata kanë, badigardët paguajnë 50 dollarë nga të huajt, janë prostituta”, tha Eltoni.

Gjatë fjalës së tij, biznesmeni u shpreh se ka zgjedhur të provokojë me anë të një fotoje në rrjete sociale dhe si përgjigje, thotë se ka marrë kërkesa se ksi nga politikanët.

“Postova një foto për të provokuar. Ti nuk e ke idenë sesa njerëz dhe politikanë më kanë bërë like foton. Nuk e ke idenë se sa komente kam marrë dhe më kanë komplimentuar, politikanët më kanë kërkuar se ks. Sepse mendojnë se gay-t janë të gjithë prostituta. Të jesh gay je njeri në rrallë të parë, nuk do të thotë që të jesh gay je farfall e hapur dhe duhet të gjuhesh me gurë”, u shpreh biznesmeni.

Leave a Reply