Gjest i madh i fëmijës nga Prishtina, lë me gojë hapur besimtarët muslimanë

Një fëmijë prishtinas, në mënyrë anonime, ka lënë arkën e tij të kursimeve në një nga xhamitë e kryeqytetit, si kontribut për këtë objekt fetar.

Ngjarja e cila ndodhi para 3 ditësh ka emocionuar edhe imamin e xhamisë “4 Llulat – Hasan Beg” në Prishtinë, Husamedin Abazi.

Ai ka shkruar se fëmijët tanë të vegjël kanë shpirt të madh.

Postimi i plotë: 👇🏻
Shpirti i madh, i fëmijëve tanë të vegjël!
Sot kur e falëm Namazin e drekës, në Mihrab më priti kjo arkë e Kursimeve (simbas të gjitha gjasave e ndonjë fëmiu shpirtmadh) e mbushur me kursime që ka bërë ky Bujarë me muaj të tërë dhe të cilat i ka dediku si kontribut për Xhami dhe duke mos dashur me u identifiku! Allahu e shpërbleftë këtë Fëmij Shpirtmadh dhe Prindërit e tij dhe gjithë fëmijët e mrekullueshëm të Vendit tonë.

error: Alert: Content is protected !!