Flet Ylli Merja/ Këtë efekt të mjaltit në trupin tuaj nuk e di njeri: Merreni dhe hajeni është bekim nga zoti

Flet Ylli Merja/ Këtë efekt të mjaltit në trupin tuaj nuk e di njeri: Merreni dhe hajeni është bekim nga zoti

Flet Ylli Merja/ Këtë efekt të mjaltit në trupin tuaj nuk e di njeri: Merreni dhe hajeni është bekim nga zoti

Mjalti ka një histori të gjatë përdorimi jo vetëm si ushqim, por edhe për qëllime mjekimi. Ndër të tjera, përdorimi terapeutik i mjaltit dokumentohet në tekstet Ajurveda të Indisë së lashtë, të shkruara rreth 5000 vjet para erës së re.Mjalti shumëlulesh ka aromë të luleve, shije të ëmbël dhe ngjyra mund të variojë nga e verdhë në kafe të hapur. Mjalti i gështenjës është ndër mjaltet më të rralla dhe më kurues, ka një ngjyrë kafe të errët në të zezë të lehtë, është i lëngët dhe ka shije shumë të hidhur e një aromë gështenje.

Ky lloj mjalti fillon të errësohet në ngjyrë me kalimin e kohës, është i lëngët, e nuk ngrin në dimër. Mjalti i maresë është, gjithashtu, i hidhur, ka një ngjyrë të verdhë të hapur, është i ngurtë në dimër dhe shkrin në verë. Duhet theksuar se mjalti nuk duhet të ketë shije dhe erë të lidhur me proceset e prodhimit ose me kushtet e ruajtjes, pasi kështu nuk është 100% i pastër.Si prodhohet mjalti?

Bletët mbledhin nektarin e luleve, i cili është një lëng i verdhë që ndodhet në majën e luleve. Në bazë të luleve të ndryshme që ato marrin nektarin edhe mjalti merr ngjyrën. Bleta e depoziton nektarin në hoje, më pas aty përpunohet nga bletët e tjera, dehidratohet dhe hojet mbyllen sipër me dyllë blete.

Kështu ato e ruajnë si ushqim për periudhën e dimrit. Produkte të tjera të bletës janë poleni dhe propolisi. Poleni prodhohet nga bleta kur ajo mbledh polenin e luleve, e përpunon dhe formon disa si topa të vegjël me ngjyra të ndryshme që variojnë nga e verdhë e hapur në të verdhë të errët në varësi të luleve.

Përbërja kimike e mjaltit

Mjalti është një përzierje komponimesh kimike, kryesisht sheqernash të ndryshëm, ku predominon fruktoza dhe glukoza. Lëndë të tjera të pranishme janë acidet organike, enzimat, si dhe pjesëza të ngurta me nga grumbullimi i mjaltit.

Aktiviteti i enzimës invertazë ndikohet shumë nga temperatura dhe nga qëndrimi. Prania e invertazës përdoret si një tregues i freskisë së mjaltit. Mjalti përmban shumë antioksidantë, enzima që ndihmojnë tretjen; vitamina si B, B6, C, dhe minerale si hekur, zink, kalciumi, magnez, manganese, etj

Leave a Reply