Fifi tregon me sa mund i hoqi kilet, jep dhe shembull për vajzat: Dua të jetoj me vjehrrën!

Fifi tregon me sa mund i hoqi kilet, jep dhe shembull për vajzat: Dua të jetoj me vjehrrën!

Fifi tregon me sa mund i hoqi kilet, jep dhe shembull për vajzat: Dua të jetoj me vjehrrën!

Fifi tërhoqi vëmendjen e të gjithëve me pamjen e re pasi humbi disa kilogramë. Fotot e saj, ku beli i hollë i dilte në pah, u komentuan shumë dhe çdokush donte të dinte metodën që përdori këngëtarja për të arritur këtë rezultat.

Ditën e djeshme, ajo ka folur sërish rreth këtij vendimi teksa bisedonte me fansat në llogarinë e saj në Instagram. Sipas Fifit, komentet e njerëzve nuk kanë munguar si kur ishte e shëndetshme, ashtu edhe tani që është dobësuar. Krahasimet që i bënin dikur nuk kanë qenë dhe aq të hijshme!

“Kur shtova më thoshit fuçi uthulle, tash pasi humba, s’po ju pëlqen. Por e vërteta është se s’e kam bërë për asnjeri këtë ndryshim tek vetja jem, as me m’gjyku a me m’tregu a ma mirë kështu a ashtu. E kisha të nevojshme për shëndetin tem me ra dhe rash. Flm!”, ka shkruar Fifi ndaj ndjekëses, e cila u shpreh se rënia në peshë e saj nuk i pëlqente.

Por, ashtu si dhe për shumë personazhe të tjerë të njohur, edhe për Fifin nuk kanë munguar pyetjet rreth personit që i ka vjedhur zemrën, madje atyre iu shtua edhe kurioziteti rreth dasmës. “Kur do martohesh se plasëm duke parë story mos hedhësh ndonjë foto me ndonjë djalë”, e pyeste njëra prej ndjekëseve, së cilës këngëtarja iu përgjigj: “ Me u martu s’e di, e as me nxjerr s’ma merr menja që e nxjerri se m’i bini msysh”.

Sigurisht, pas hapjes së temës së dasmës, nuk kishte si të mungonte edhe pyetja në lidhje me vjehrrën: “Fifi, meqënëse të pëlqejnë familjet tradicionale, a do jetoje në një shtëpi me vjehrrën?”. Dhe përgjigja e këngëtares ishte kjo: “Andërr e kom me e pas vjehrrën shoqe dhe normalisht që do jetoja me kënaqësinë ma t’madhe n’botë!”.

Leave a Reply