Fermerit i digjet ferma e qumështit, 50 mijë euro dëm (VIDEO)

Mëngjesin e së hënës, fabrika e përpunimit të qumështit të familjes Xhabale u dogj pjesërisht, shkruan OnAir.

Ngjarja ndodhi në fshatin Kobaj në Prizren dhe mendohet se dëmet arrijnë në vlerën e 50 mijë eurove.

Pronari i kësaj fabrike për “ATV” u shpreh se mendon se shkaktar për këtë ngjarje janë bërë problemet me rrymën elektrike.

Ai gjithashtu thotë se këto probleme prej kohësh kanë ekzistuar dhe kanë bërë ankesa te KEDS.

Nga ana e saj, KEDS është shprehur se nuk kanë marrë ankesa më parë, por janë duke kryer hetimet për rastin në fjalë.

Për më shumë klikoni në videon më poshtë:

error: Alert: Content is protected !!