Fëmijën ia zuri korenti, flet nëna e 4-vjeçarit: Shkoi për të pirë ujë, bashkia e vrau

Një ngjarje e rën dë u raportua mëngjesin e sotëm në Berat.

Një fëmijë 4-vjeçar h umbi jetën për shkak se ra në kontakt me një nga telat e korentit të dritave që janë vendosur në tokë nga Bashkia e Beratit.

Burime për JOQ ALBANIA bëjnë me dije se ngjarja ka ndodhur pranë parkut të qytetit, në krah të pedonales. Xhami i dritave ishte thyer dhe Bashkia nuk kishte marrë asnjë masë, duke rre zikuar jetën e shumë fëmijëve që luajnë në park.

Fatk eqësisht nga kjo neglizhencë humbi jetën 4-vjeçari. Për Faxneës ka folur nëna e vogëlushit.. E pikëlluar ajo shprehet se djali shkoi për të pirë ujë kur ka rënë në kontakt me rrymën elektrike.

Gjithashtu ajo tregon dhe situatën e vështirë në të cilën ndodhet familja. Deri më tani ata nuk kanë marrë asnjë mbështetje.

Nëna shprehet:

Më tha një 10 vjeçar, shok i tij që loz me të. Unë e çova në spital me një vajzë, kishte një Benz të parkuar. E kapi korenti se vajti për të marrë ujë. Këta që mbajnë përgjegjësi për mirëmbajtjen marrin rrogën kot dhe asgjë nuk bëjnë. Po ta kisha fëmijën me atlete, do e kisha lënë. Po e kisha me sandale, e thashë mos i lagen këmbët. E kapi korenti te llamba. Unë isha te kafeneja, ai vajti për të pirë ujë e për të lypur. Aty e kapi korenti dhe e gjeta të vdèkur djalin. Bashkia duhet të përgjigjet për fëmijën tim, të marrë masa për ata korenta. Nuk më kanë dhënë asgjë, as miell, asgjë. Me ca do i ushqeja kalamajt? Ndihmë nga Bashkia, me çfarë ta várros unë, kam lekë unë. Ta varrosë shteti dhe të përgjigjet Bashkia që më ka vrárë fëmijën tim/

Leave a Reply