Eurodeputeti McAllister “godet” BE-në: Mbajeni premtimin për liberalizimin e vizave për Kosovën

Eurodeputeti i Parlamentit Europian, David McAllister, gjatë Konferencës Vjetore “State of the Union”, organizuar nga Instituti i Universitetit Europian, ka h edhur krítika ndaj Bashkimit Evropain, duke thënë se duhet të mbajë premtimet për liberalizimin e vizave për Kosovën apo integrimin e Shqipërisë.

Në fjalën e tij tha se vonesat e bëra në lidhje me këto çështje e ulin kredíbilítetin e unionit.“Dua të flas për përgjegjësinë e BE.]

Duhet të funksíonojmë në mënyrë efíkase si komunitet, pa standarde të dyfíshta brenda dhe jashtë BE. Sundími i lígjit, solídaríteti, etj, janë themelet mbi të cilat është bazuar fuqia e BE. Vonesat e bëra nga vetë vendet e BE ulin kredibilitetin.

Këtu përmend liberalizimin e vizave për Kosovën, por edhe íntegrímin e Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut. Ne duhet të mbajmë premtimet tona.

Shpresoj që këtë mandat të bëjmë çeljen e negocíatave për Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë”, u shpreh eurodeputeti, shkruan oranews.

Kujtojmë se Kosova ka kohë që i ka p lotësuar kushtet për të qenë pjesë e Bashkimit Evropian, megjithkëtë sot qytetarët e Kosovës janë të vetmit në Evropë që kanë mbetur ende të izoluar.

error: Alert: Content is protected !!