“Është gjynaf, o burr janë fëmijë.” Policia bashkiake u merr biçikletat të miturve në Tiranë

Teksa jemi mësuar që të shohim policinë bashkiake që u merr produktet shitësve ambulantë, një tjetër rast gati qesharak ka ndodhur mbrëmjen e sotme tek ish-parku Rinia.

Policia bashkiake u ka marrë disa fëmijëve të mitur kanaçet që kishin mbledhur së bashku me biçikletat e tyre.

Në një video të dërguar pranë redaksisë së JOQ.al shihet se si dy vogëlushët qajnë dhe klithin, ndërsa policët jua marrin biçikletat. Madje njëri prej të miturve i qëllon dhe me gurë teksa qan, por policët nuk duan t’ia dinë.

Djali që bën videon dëgjohet tek ju thotë që t’jua kthejnë biçikletat, mirëpo askush nuk e dëgjon.

Ai u thotë:

Po lëreni biçikletën o burr, a keni një çik ashtu. Lëreni se është gjynaf. Lëreni biçikletën o çuna se është gjynaf. Është kalama mo burr!”
Ndërsa polici i përgjigjet:

A ka mundësi të na lësh të bëjmë punën. Ne për këtë paguhemi. Do na heqin nga puna o djalë. Të lutem.”
Djali që ka regjistruar videon shkruan:

Përshëndetje JOQ, kjo video sapo u bë tani përballë ish-hotel Dajtit. Policia bashkiake u mori fëmijëve me ngjyrë biçikletën. U mundova bashke me nje shok qe mos te jua merrnin, por nuk pranuan gjalle ne bote. Kjo eshte puna jone me kete hame buke. S kemi c te te themi na thane. Ndersa 2 fmijet e vegjel po qanin dhe i gjuanin me.gure te vegjel qe te merrnin bicikleten me kanoce.”

Leave a Reply