Erdogan njofton për ‘shtetrrethim’ katër ditor në Turqi gjatë festës së Fitër Bajramit

Presidenti i Turqisë ka njoftuar një shtetrrethim të ri katër-ditor gjatë festës myslimane të Bajramit, që do të zbatohet në të gjithë vendin për të frenuar përhapjen e COVID-19,

Duke folur pas një mbledhje të kabinetit, Presidenti Rexhep Tajip Erdogan tha që ai shpresonte që kufizimet nuk do të ishin më të nevojshme pas raundit tjetër të bllokimeve midis 23 dhe 26 maj.

Vendi ka zgjedhur të imponojë këto bllokime të fundjavës dhe të festave, në vend të bllokimeve të plota, nga frika e efekteve të mundshme negative në ekonominë tashmë të trazuar.

Ministria e shëndetësisë e Turqisë njoftoi 31 vdekje të reja në 24 orët e fundit, më e ulta që nga fundi i marsit, duke sjellë numrin e vdekjeve në 4171. Të dhënat treguan gjithashtu 1.158 infeksione të reja të konfirmuara, me gjithsej tani në 150,593.

Një ndalim i udhëtimit në dhe nga 15 qytete të mëdha, përfshirë Stambollin, u zgjat për 15 ditë shtesë.

Erdogan njoftoi gjithashtu se xhamitë do të rihapeshin për dy ditë nga 29 maj, brenda rregullave të distancës sociale.

Leave a Reply