Ëndrra ‘e prerë’ në mes/ Kush është futbollisti 18-vjeçar që u mposht prej sëmundjes?

Sot u bë me dije lajmi i hidhur i ndarjes nga jeta të futbollistit të të rinjve të Skënderbeut, Dorian Tahirllarit.

18-vjeçari nga fshati Dvoran i Korçës lunate në skuadrën e të rinjve të Skënderbeut dhe ishte një djalë i talentuar me një ëndërr të madhe për tu bërë një futbollist me emër.

Fatkeqësisht ëndrrat e tij u ndërprenë pasi para thuajse dy vitesh Doriani u diagnostikua me tumor malinj në stomak, shtyllën kurrizore dhe në veshka.

Futbollisti i talentuar i të rinjve të Skënderbeut iu nënshtrua të paktën 5 operacioneve për heqjen e masës tumoriale dhe familja e tij bëri shpesh apel në media për të siguruar të ardhurat e nevojshme për kryerjen e ndërhyrjeve.

Pas diagnostikimit me sëmundjet në disa organe të trupit filloi kalvari i Dorianit nëpër spitale bashkë me familjen e cila luftoi deri në fund për të siguruar të ardhurat e nevojshme për kryerjen e operacioneve.

18-vjeçari shpresonte të rikthehej atje tek ëndrra e tij, tek fusha e blertë por fatkeqësisht nuk ka mundur të mposhtë sëmundjen e rëndë e cila i mori jetën në moshën më të bukur.

Leave a Reply