Emociononuse: 71-vjeçari që kujdeset çdo ditë për varret e 4 fëmijëve të tij (VIDEO)

Me këtë biçikletë e nis ditën tash e dymbëdhjetë vjet. 71-vjeçari Haziz Uksmajli nga fshati Zaskok, komuna e Ferizaj, çdo ditë kujdeset për mirëmbajtjen e varrezave dhe oborrin rreth xhamisë. Uksmajli flet për përkushtimin e madh ndaj kësaj pune.

Madje, ai shprehet se tashmë ka krijuar një lidhje të fortë emocionale.

Kjo pasi në mesin e shumë varrezave për të cilat ai kujdeset janë ato të prindërve, fëmijëve dhe familjarëve të tjerë.

error: Alert: Content is protected !!