Eksperti Amerikan për siguri John Schindler ”Shqiperia E Madhe” po vjen…

Perëndimi duhet të heqë dorë nga fantazia se paqja afatgjate në Ballkan mund të arri.het me izolimin e Serbisë, por edhe Beogradi duhet të bëjë kompromis e ta njohë Kosovën shtet, ka vlerësuar në The Observer eksperti amerikan për siguri dhe ish-analisti i Agjencisë Kombëtare për Siguri (NSA) John Schindler, transmeton Koha.net. Sipas Schindlerit, “Shqipëria e madhe gjith.sesi po vjen dhe është më mirë që ajo të vijë në kushte paqësore”..

Ai mendon se Kosova duhet t’i bashkohet Shqipërisë, ndërsa Serbisë duhet t’i takojë rajoni i Mitrovicës ve.riore e Kosovës Lugina e Preshevës. Autori shton se objektet fetare serbe duhet të vihen nën mbrojtjeje të KB-së dhe të shpallen eksterritoriale. Autori thotë se nga korrigjimi i hartës në Ballkan, humbëse e madhe do të jetë Maqedonia dhe se Shkupi, në këmbim për humbjen e pjesës veri.perëndimore të vendit, që me shumicë popullohet nga shqiptarët, duhet që para të gjithë të tjerëve ta marrë ftesën për anëtarësim në BE e ndihma nga Perëndimi.

Sipas Schindlerit Putin po përpiqet të shkaktojë probleme në Ballkan, porse, thotë ai, nga Moska mund të pritet bashkëpunim në këmbim të territoreve nëse Kremlini trajtohet partner i barabartë. Ai e përshkruan Be H-në si “pseudo-shtet që nuk është shë.ruar kurrë nga katastrofa e viteve 1992 – 1995” dhe ka shtuar se “miliarda dollarë të ndihmës perëndimore janë humbur nga kriminaliteti e korrupsioni “.

“Le t’i bashkohet Republika Srpska Serbisë”, ka shkruar Schindler, duke thënë se askush nuk mund të shpjegojë në më.nyrë racionale pse kufijtë e Serbisë nga koha e komunizmit mund të ndryshojnë e kufijtë e Bosnjës nuk munden. Autori i tekstit thekson se “kroatëve etnikë nga Hercegovina perëndimore duhet lejuar t’i bashkohen Kroacisë dhe përkujton se shumica e kroatëve të atjeshëm ta.shmë kanë pasaporta kroate.

Ai mendon se pjesës së mbetur të B e H-së duhet mundësuar që të shkojë rrugës së vet dhe me procedurë të për.shpejtuar të pranohet në NATO dhe në BE “Vetëm pasi Perëndimi të pranojë se popujt e Europës Juglindore mund të arrijnë paqen pasi të je.tojnë në kombet –shtete koherente, sikur Gjermania, Polonia ose Danimarka, mund të presim që Ballkani të qetësohet dhe të fillojë së zgjidhuri problemet serioze të varfërisë, kriminalitetit e korrupsionit”, thotë Schindler . Është koha që Perëndimi të pranojë dë.shtimin e vet dhe që Europës Juglindore t’ia japë atë që vërtetë i duhet, shtetet-kombe normale me kufij koherentë duke përmirësuar kështu hartën e Titos, ka thënë Schinlder.

error: Alert: Content is protected !!