Edi Rama zуrtarizon fitoren e mandatit të tretë në ѕhеѕhin “Ѕkënderbej” (Video)

Siç kishte paralajmëruar kryeministri Edi Rama, Partia Socialiste ka organizuar një aktivitet në sheshin “Skënderbej” për të zyrtarizuar fitoren në zgjedhjet e 25 Prillit.

Atje është vendosur një podium ku kreu i qeverisë Rama do të mbajë fjalimin e fitores së mandatit të tretë. Në shesh janë vendosur karrige për të pritur kandidatët e PS-së, drejtuesit politikë të qarqeve, patronazhistët dhe koordinatorët që ndihmuan në fitimin e këtij mandati të tretë.

Koreografia e zgjedhur nga selia rozë për këtë rast është flamuri kombëtar i vendosur në të gjitha karriget ku qëndrojnë të pranishmit. Kujtojmë që më herët, kryeministri lëshoi një ftesë ndaj të gjithë personave, qofshin socialistë apo jo, që duan të jenë të pranishëm në shesh gjatë zyrtarizimit të fitores.

error: Alert: Content is protected !!