Edi Rama tërbohet me Ardi Veliun: Hajvan, ti je polici i vetëm në botë, që i di filmat të vërtetë!

Bëhemi me dije, se kryeministri Edi Rama, u shastis dhe u tërbua tej mase, kur pa që kryepolici i Republikës së Shqipërisë, Ardi Veliu, kishte mbledhur një tufë me parlamentarë dhe po ju tregonte një video, me një fragment filmi, ku nëna e 15 vjeçarit të dhūnuar nga polica, ishte duke luajtur sipas skenarit, me pistōletë në dorë.

I indinjuar tej mase, Edi Rama zhvilloi një bisedë me videocall me kryepolicin, bisedë të cilën korespodenti i rubrikës sonë satirike “Tej e këtej”, e regjistroi pikë për pikë:

Edi Rama: O Ardi, po qeke fare hajvan mor burrë! Po si mund të marrësh ti një copë filmi dhe ta paraqitësh, si të vërtetë mor burrë? Po si s’ke turp mor burrë? Po ti qeke më qesharak se të gjithë policët qesharakë të botës, të marrë sëbashku! Po ku e gjete atë m*t filmi o Ardo?! Edhe ty edhe ata mumjet, që të kishin thirrur në parlament kemi mangut në këtë situatë! Po si mor derdimen nuk ke parë ndonjë film në jetën tënde?!

Ardi Veliu: Më fal zoti kryeministër! Ma futën zoti kryeministër! Ma sollën dhe unë u gëzova aq shumë, sa nuk e mendova që mund të ishte edhe film. Nuk e mendova fare që mund të ma bënin dhe mua këtë film.

Edi Rama: Po mirë mor hajvan, Sandër Lleshajn nuk e kishe aty afër? Si nuk e pyete mor vulëhumbur. Sandri ka lexuar dhe ka blerë të gjithë librat e Ismail Kadaresë. Si nuk e pyete Sandrin?
Ç’është kjo video që nxorre? Si na turpërove kështu? Deri sot unë tallesha me gjithë budāllenjtë e opozitës, tani tallen ata me ne. Erdhi dita të tallet dhe Paloka me ne. Si s’të bie pika, mor qen bir qeni? Si mund të pranoj unë, që shteti im ka kryepolicin më budallā në botë?

Ardi Veliu: Më fal, zoti kryeministër! Të kërkoj ndjesë shumë të thellë!

Edi Rama: Lëri faljet mor derdimen! Po kjo e dyta çfarë ishte? Ç’ishte kjo punë e kontekstit? Ma kanë nxjerrë nga konteksti the. Ç’domethënë kjo gjë? Pika që s’të bie mu në ballë, që do të bësh edhe ti si spin doctor i situatave! Po mirë, ma kanë nxjerrë nga konteksti the, ç’domethënë ta kanë nxjerrë nga konteksti or derdimen?

Ardi Veliu: Këtu nuk kam faj unë, zoti kryeministër. Këta ma tha ministri, zot Lleshaj. Si të bëj për këtë mënxyrë që na ra, e pyeta dhe ai më tha, dil dhe thuaj, që ma kanë nxjerrë nga konteksti. Nuk jap dorëheqjen thuaj, sepse ma kanë nxjerrë nga konteksti!

Edi Rama: Po mirë o i pafajshëm, ç’domethënë fjala kontekst?

Ardi Veliu: Të them të drejtën, nuk e di dhe as pyeta zoti kryeministër, se kur këtë gjë ta thotë ministri, që siç e thatë dhe ju me shumë të drejtë, s’ka lënë fjalë dhe libër të Ismail Kadaresë pa lexuar. Si mund ta vija në dyshim këtë gjë?! Në fund të fundit, unë një copë polic jam.

Edi Rama: E di që je polic, se për këtë punë të kemi marrë, por me këtë fjalën kontekst mender, i ke ngatërruar punët më shumë. Çfarë e di kontekstin, ti hajvan?

Ardi Veliu: Ç’të të them zoti kryeministër? Ta thashë, ai ma tha dhe unë e thashë. As u mendova fare. Në fillim, ky konteksti, mu duk pak si emër fshati, nga ato fshatrat në kufi me Malin e Zi. Mirëpo, pastaj, kur unë e thashë dhe njerëzit filluan të tallen, fillova të kuptoj që nuk duhej…

Edi Rama: Mirë hajvan mirë, sa kohë mbaje atë kapelen e hekurosur me ballë të lartë dhe s’flisje asnjë fjalë, dukeshe goxha polic! Mburreshim edhe ne që kishim drejtor policie… Sa fole e dhìve. Tani mos fol më asnjë fjalë, sidomos me median! Zhduku fare! Dhe rri në pritje, të vendimit tim, pasi të mendohem! Kupton?

Ardi Veliu: Si urdhëron zoti kryeministër, kuptoj!

Edi Rama: Kupton lesh, por hajde varja…

Ardi Veliu: Si urdhëron!

Leave a Reply