E shoqja vë në siklet Visjan Ukcenajn në mes të emisionit, aktori mbulon fytyrën me duar

Aktori i humorit, Visjan Ukcenaj ishte i ftuar sot tek “Rudina”, së bashku me djalin e tij, Divin. Pjesë e programit u bë edhe bashkëshortja e Visjanit, Jona e cila i shprehu dashurinë Visjanit dhe Divinit përmes një videomesazhi. Në fund Jona i bëri një pyetje Visjanit.

“Para se të iki, kam edhe një pyetje tjetër për babin. Dua që t’i them që kur kemi qenë herën e fundit tek Rudina, kur Divi ishte tek barku i mamit, kemi folur për dasmën, që do ta bëjmë atëherë kur Divi të lindë dhe të jetë prezent në dasmë. Tani që Divi vajti 1 vjeç e gjysmë. Kur do ta bëjmë atë dasmën?”, tha Jona ndërda Visjani mbuloi fytyrën me duar i vendosur në siklet.

“E bëjmë me Skype shpirt, me Skype”, u përgjigj aktori.

Më pas Visjani tregoi: “Ne e kemi shumë dëshirë ta bëjmë një ceremoni të bukur, të themi të drejtën. Madje, pse jo, mund të jetë edhe shumë shpejt. Jo diçka të madhe, duam të bëjmë diçka speciale dhe fokusi të jemi ne. Pra, njerëzit tanë më të afërt, do të jenë të ftuar në diçka speciale tonën. Sepse rëndom në Shqipëri shohim që dasmat bëhen për fisin dhe nuk jemi dakord me këtë pjesë. S’ka gjë më të bukur se në dasmë Divin t’i mbajë fustanin mamit”.

Leave a Reply