E pazakontë/ Bie breshër në formë koronavirusi, banorët: Shenjë nga Zoti për t’u izoluar

Breshër në formën e koronavirusit ka rënë në Meksikë dhe kjo gjë ka shkaktuar reagime nga njerëzit se fenomeni natyror mund të jetë një shenjë nga Zoti.

Kalimtarët në komunën e Montemorelos, në veri të Meksikës, janë tmerruar kur panë se breshëri ishte në formën e koronavirusit dhe menjëherë e fotografinë duke e shpërndarë pafund në rrjetet sociale.

Njëri prej tyre kishte shkruar se Zoti nëpërmjet motit po i lajmëronte për të qëndruar në shtëpi, ndërsa të tjerë e interpretuar se ishin mesazhe nga krijuesi i madh për t’i kujtuar se po i mbron.

Jose Miguel Vinas, meteorolog dhe konsulent i Organizatës Botërore të Meteorologjisë (WMO),tha që breshri ishte mjaft normal.

Ai deklaroi:

GJATË STUHIVE SHUMË TË FORTA KUR BRESHËRI ËSHTË SHUMË I MADH DHE PËRPLASE ME NJËRI TJERIN ATO MUND TË MARRIN FORMA TË NDRYSHME.

Njqë tjetër përdorues i rrjeteve sociale ka shkruar se zoti e dërgoi breshrin “koronavirus” për t’i kujtuar njerëzve që duhet të qëndrojnë ende në shtëpi.

Sipas shifrave të fundit nga Universiteti Johns Hopkins, Meksika ka regjistruar 51.633 raste të vdekjeve të COVID-19 dhe 5.332 të infektuar.

Burimi:Daily Mail

Leave a Reply