E Papritur: NATO-ja i bën “të fala“ Albin Kurtit, Kjo nuk mund të ndodh pa ne!

Kryeministri Albin Kurti e ka dërguar në Prokurori marrëveshjen e nënshkruar nga ish-kryeministri Hashim Thaçi dhe sekretari i Përgjithshëm i atëhershëm i NATO-s, Anders Fogh Rasmussen, e nënshkruar me 19 prill të vitit 2013, me të cilën marrëveshje FSK-së i ndalohet hyrja në veri të vendit.

Por, NATO-ja reagimit të Albin Kurtit i është kundërpërgjigjur ekskluzivisht për Front Online.

Në përgjigjen e tyre thuhet se me marrëveshjen e nënshkruar në 2013-ten, FSK-së i ndalohet hyrja në veri të vendit pa praninë e KFOR-it.

“Sipas marrëveshjes së Brukselit të vitit 2013, FSK-ja nuk mund të lëvizë në pjesën veriore të Kosovës pa miratimin paraprak të KFOR-it”, thuhet në përgjigjen e NATO-s për Front Online.

Tutje, në këtë përgjigje thuhet se vet Albin Kurti në takimin e fundit që ka pasur me sekretarin e Përgjithshëm i NATO-s Stoltenberg, ka thënë se misioni i udhëhequr nga NATO KFOR është përqendruar në zbatimin e përditshëm të mandatit të tij që rrjedh nga Rezoluta 1244 e Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, domethënë për të siguruar një mjedis të sigurt dhe lirinë e lëvizjes për të gjitha komunitetet në Kosovë.

“Gjatë vizitës së fundit të Z. Kurti, Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s Stoltenberg theksoi se angazhimi i NATO-s për stabilitetin në të gjithë Ballkanin Perëndimor është i palëkundur. Ai përsëriti se misioni i udhëhequr nga NATO KFOR është përqendruar në zbatimin e përditshëm të mandatit të tij që rrjedh nga Rezoluta 1244 e Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, domethënë për të siguruar një mjedis të sigurt dhe të sigurt dhe lirinë e lëvizjes për të gjitha komunitetet në Kosovë”, thuhet më tej në përgjigjen e NATO-s për Front Online.

NATO-ja ka rikujtuar edhe njëherë nëpërmjet përgjigjes së tyre për Front Online mbështetjen e tyre për të riaktivizuar bisedimet midis Prishtinës dhe Beogradit, përmes procesit të lehtësuar nga BE-ja dhe theksoi se dialogu mbetet mënyra e vetme për të arritur një zgjidhje të qëndrueshme politike në Ballkanin Perëndimor.

Të enjten, kryeministri Kurti ka thënë se marrëveshja me NATO-n është e dëmshme, dalëngadalë do ta ndryshojnë\

“Marrëveshja në fjalë që ka qenë një shkëmbim i letrave që ju e përmendni ka qenë dhe vazhdon të jetë e dëmshme për interesat e Republikës së Kosovës dhe unë vazhdoj të qëndroj prapa asaj që kam deklaruar në shkurt të vitit 2020. Unë nuk kam akuzuar sekretarin e Përgjithshëm, Jens Stoltenberg të NATO-s, në lidhje me atë shkëmbim të letrave dhe nuk mund të kërkojë llogari prej tij , por kam a kuzuar titullarin e atëhershëm të institucioneve të Republikës së Kosovës që ka vënë firmën në një shkresë të tillë”, tha të enjten Kryeministri Kurti.

Ai tha se pret nga Prokuroria trajtimin e kësaj çështje, derisa ka theksuar se marrëdhëniet mes Republikës së Kosovës dhe NATO-s do të vijnë duke u thelluar.

error: Alert: Content is protected !!