E papritur, Merkel ndan Maqedoninë nga Shqipëria për procesin e integrimit në BE

Kancelarja gjermane, Angela Merkel bën diferencën midis hapjes së negociatave të anëtarësimit me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë.

Gjatë prezantimit të prioriteteve të presidencës gjermane në Parlamentin Europian, kancerlarja gjermane i është referuar mundësimit të mbajtjes së konferencës së parë ndërqeveritare me të dyja vendet si objektiv gjatë këtij gjashtëmujori.

Por ndryshe nga Maqedonia e Veriut, teksa i është referuar kësaj etape me Shqipërinë, Merkel ka artikuluar “nëse është e mundur”.

“Një nga tre objektivat e politikës së jashtme gjatë presidencës tonë ka të bëjë me Ballkanin Perëndimor. Lidhur me konferencat e anëtarësimit, ne duhet të angazhohemi në negociata të anëtarêsimit me Maqedoninë e Veriut dhe nëse është e mundur me Shqipërinë, si dhe progresin për Ballkanin Perëndimor, në mënyrë që të ofrojmë një perspektivë anëtarësimi”, tha Merkel.

Fiksimi i një date për mbajtjen e konferencës së parë ndërqeveritare me Maqedoninê e Veriut duket i mundshëm nê 10 nëntor gjatë takimit të ministrave tê jashtëm të Bashkimit Europian, sipas kalendarit të përkohshëm të Këshillit të Bashkimit Europian.

Ndërkohë, fiksimi i një date për mbajtjen e konferencës së parë ndërqeveritare me Shqipërinë ka shumë pak gjasa të ndodhë gjatë presidencês gjermane nisur nga kushtëzimi i rreptë i 27 shtetetve anëtare tê Bashkimit Europian para hedhjes së njê hapi të tillë me vendin të artikuluar në vendimin e 25 marsit. /Erisa Zykaj-abcnews.al

Leave a Reply