E la në befotrof kur ishte foshnjë/ I riu nga Tirana bën apelin rënqethës: Dua të gjej nënën

E la në befotrof kur ishte foshnjë/ I riu nga Tirana bën apelin rënqethës: Dua të gjej nënën

E la në befotrof kur ishte foshnjë/ I riu nga Tirana bën apelin rënqethës: Dua të gjej nënën

Të kesh një familje është një e drejtë e cila shumë fëmijë kanë nevojë. Në Shqipëri shumë fëmijë kohët e fundit lihen në jetimore edhe pse kanë një nënë. Por prind nuk quhet vetëm ai që të lind, por edhe ai që të rrit. Mikel Shahipin e ka lënë nëna që në moshën 1 vjeçare tek një je timore në kryeqytet.Më pas djaloshi është adoptuar nga dy prindër të tjerë. Por edhe pse i rrethuar nga dashuria, përkushtimi dhe përkujdesja, ai sot kërkon ndihmën tonë. Mikeli është kureshtar për nënën e tij, ta shohë qoftë vetëm një herë. Në një mesazh që ka mbërritur në redaksinë e JOQ ai ka lënë edhe adresën e Facebookut për ata që shohin nënën e tij që më pas ta kontaktojnë.

Historia ime është kjo:Në moshën 1 vjeçare më ka lënë nëna tek shtëpia e fëmijës Zyber Hallulli në Tiranë. Aty jam adoptuar nga 2 prindër të tjerë (prinderit aktual ), me kalimin e viteve nga persona që më rrethonin gjithashtu dhe nga prinderit që më rritën mësova që jam i adoptuar, e dita-ditës nuk më la kureshtja për të mësuar kush është nëna ime biologjike dhe dua të bëj pubik kaq info sa kam për të, ndoshta ndonjë ndjekes i faqes e njeh. Nëna quhet Kumurie Stafa (mbiemri i vajzerise ) dhe vendbanimi i atërhershëm (Tiranë). Kjo ka ndodhur në vitin 1995 nese dikush e njeh këtë person të më kontaktojë nëpermjet jush ose në facebookun tim “Mikel Shahipi”. Flm nese e postoni

Leave a Reply