E go diti rrufeja teksa kulloste bagëtitë, shpëton mrekullisht bariu 57 vjeçar (Emri)

Një 57 vjeçar i identifikuar si shtetasi Nazmi Hoxha nga fshati Vidhas i Njësisë Administrative Bradashesh në Elbasan është goditur nga një shkarkese elektrike këtë të martë, ndërsa ishte duke kullotur bagëtitë në fshat.

Bariu ka shpëtuar mrekullisht dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve në spitalin e Elbasanit. Burime spitalore bënë me dije se 57 vjeçari është jashtë rrezikut për jetën.

Jo pak herë shkarkimi elektrik (rrufe) ka sjellë edhe vdekjen e personave që kanë rënë në kontakt me të në këto zona./balkanweb

Leave a Reply