E fundit/ Tronditëse situata në vend, 36 raste të reja në 24 orët e fundit, do mbyllemi sërish?

Është përkeqësuar situata nga koronavirusi në vend. Silva Bino nga ISHP njoftoi sot se gjatë 24 orëve të fundit është shënuar shifra më e lartë që nga fillimi i pandemisë, ku janë konfirmuar 36 raste të reja.

Gjatë orëve të fundit janë testuar 359 persona të cilët janë dyshuar për Covid-19 dhe prej të cilëve kanë rezultuar 27 raste në Tiranë, 4 raste në Shkodër, 2 raste në Kamëz, 1 rast në Durrës, 1 në Lushnje dhe 1 në Lezhë.

“Të gjitha këto raste janë shfaqje e mosrespektimit të shumë rregullave e them dhe njëhërë, të distancimit fizik apo të përgjegjshmërisë personale apo kolektive në lidhje me punëdhënësit apo punëmarrësit. Një pjesë e mirë e tyre janë kontakte të rasteve pozitive që tregon që gjurmimi në terren po kryhet në mënyrë të fuqishme, i cili do të vazhdojë dhe do të përforcohet në javët në vijim”, u shpreh Bino.

Megjithatë 15 qytetarë anë shëruar në 24 orët e fundit duke e çuar numrin që e kanë kaluar sëmundjen në 960. Numri i përgjithshëm i të infektuarve ka shkuar në 1299.

Leave a Reply