E FUNDIT/ Tani mund të udhëtoni nga Kosova në Bosnjë vetëm me letërnjoftim, Ja detajet

Miratohet nisma që i lejon Kosovës dhe Bosnjës udhëtimin me letërnjoftim. Sot, Qeveria e Kosovës unanimisht ka miratuar
nismën për lidhjen e marrëveshjes ndërkombëtare me Shqipërinë, Bosnjë e Hercegovvinën, Maqedoninë e Veriut, Malin të Zi
dhe Serbinë.
Sipas kësaj marrëveshjeje, u mundësohet qytetarëve të Kosovës dhe atyre të Bosnjë e Hercegovinës që për herë të parë të hyjnë në territorin e njëra-tjetrës me letërnjoftim biometrik për një periudhë të caktuar.

Ministri i Brendshëm, Xhelal Sveçla, në mbledhjen e Qeverisë ka prezantuar draft-marrëveshjen, të cilën e konsideroi tejet të
rëndësishme. Më lejoni t’ju prezantoj nismën për lidhjen e marrëveshjes ndërkombëtare për lirinë e lëvizjes dhe qëndrimit të shtetasve të Shqipërisë, Bosnjë e Hercegovvinës, Maqedonisë së Veriut, Malit të Zi dhe Serbisë. Qëllimi i kësaj marrëveshje është përcaktimi i kushteve përhyrje, kalim transit dhe qëndrim afatshkurtër.

error: Alert: Content is protected !!