E FUNDIT/ Stuhia e pazakontë përmbyt Librazhdin (VIDEO)

Një stuhi e pazakontë shiu ka bllokuar rrugën Elbasan-Librazhd. Reshjet e dendura kanë bërë që të rrjedhin sasi të mëdha uji nga malet në vendin e quajtur “Kthesat e Murrashit”. Për pasojë masa të mëdha gurësh dhe inertesh kanë zbritur në rrugë duke bllokuar krejtësisht qarkullimin.

Vargu i makinave në të dy anët është bërë kilometrik. Në vendin e ngjarjes kanë shkuar policia dhe më pas edhe punonjës dhe mjete të mirëmbajtjes.

Vërshimi i ujit dhe inerteve ka mbajtur të bllokuar për një kohë të gjatë aksin ndonëse ka nisur menjëherë puna për zhbllokimin e tij. Dy fadroma dhe disa punëtorë janë duke punuar për të bërë të mundur hapjen e rrugës në njërin kah.

Ndërkohë njoftohet se stuhi dhe rrebeshe shiu kanë përfshirë zona të ndryshme të qarkut të Elbasanit, duke shkaktuar bllokime rrugësh, dëme të mëdha në bujqësi e blektori.

Leave a Reply