E FRIKSHME: Merr flakë minibusi me pasagjerë në autostradën Rrogozhinë-Durrës

Një autobus ka marrë flakë në autostradë Rrogozhinë-Durrës, afër qytetit të Kavajës. BalkanWeb mëson se nuk ka të lënduar pasi drejtuesit dhe pasagjerët kanë shpëtuar.
Nga pamjet duket se autobusi është në anë të autostradës dhe flakët kanë përfshirë pjesën e përparme të tij. Sipas Policisë, dyshohet se zjarri ka ardhur si pasojë e një defekti teknik.

NJOFTIMI NGA POLICIA
Kavajë/Informacion paraprak

Në Kavajë, dyshohet se si pasojë e një difekti teknik ka marrë flakë në lëvizje mjeti minibus me drejtues shtetasin L. D., ku ka vetëm dëme materiale.

Sherbimet e zjarrfikses ndodhen në vendngjarje dhe bënë të mundur fikjen e zjarrit.

Vijon puna nga Grupi Hetimor për sqarimin e plotë e rrethanave të ngjarjes.

error: Alert: Content is protected !!