E dhimbshme: Jeta e 63-vjeçares me kancer, ka 20 vjet që i kanë vdekur burri dhe 7 fëmijët (VIDEO)

GAZETARE: Albulena Demaku
Kemi dëgjuar histori të ndryshme të jetës së shumë njerëzve. Po rrëfimi i Mevlinde Hasanit është tejet i dhimbshëm. 63-vjeçarja nga fshati Talinoc i Jerlinve të Ferizajit, është e diagnostifikuar me kancer, sëmundje kjo me të cilën po përballet tash e sa vjet.

Në një rrëfim për emisionin #Gjesi në T7, në mes lotësh tregon se se si dikur ishte e lumtur kur shtëpinë e kishte të mbushur me fëmijë, por pikëllimi i erdhi kur secili prej tyre ndërroi jetë.

Më pas, pas një sëmundjeje të gjatë, vdiq edhe burri i saj, i cili e la atë me djalin e vetëm, që sot është 32 vjeç.

Për ta dëgjuar rrëfimin e saj, klikoni në linkun e mëposhtëm. Intervistë kjo e cila u realizua nga gazetarja Albulena Demaku.

LINK i VIDEOS : https://www.facebook.com/watch/?v=3717585061613774

error: Alert: Content is protected !!