Dy kosovarë udhëtojnë me biçikletat e tyre nga Zvicra në Kosovë, arrijnë pas 11 ditësh rrugë

Dy kosovarë udhëtojnë me biçikletat e tyre nga Zvicra në Kosovë, arrijnë pas 11 ditësh rrugë

Dy kosovarë udhëtojnë me biçikletat e tyre nga Zvicra në Kosovë, arrijnë pas 11 ditësh rrugë

Shin Gjergji nga Stublla e Vitisë dhe Gjergj Zefi nga Ferizaj, kanë ardhur sot nga Zvicra në Kosovë. Ata i bënë 11 ditë rrugë, pasi udhëtimi i tyre ishte i veçantë.

U nisën më 16 g usht, nga Willi i Zvicrës, për të arritur në Letnicë të Vitisë.

Udhëtimi i tyre do të zgjaste me ditë, pasi ata po vinin në vendlindje me biçikletat e tyre.

Mesditën e së dielës, Shini e Gjergji arritën në Letnicë të Vitisë, ku u pritën nga familjarë e bashkëqytetarë.

Familjarë të tyre, kanë thënë për Express se nuk kanë pasur v ështirësi gjatë rrugës.

“Janë nisur më 26 gu sht, sapo kanë arritur ne Letnicë. Gjatë rrugës nuk kanë pasur v ështirësi”, kanë thënë familjarët.

Ndërkohë, ata deklaruan se këtë rrugë, Shini e Gjergji e kanë bërë për një arsye.

“Dhe në fund të këtij shtegtimi kanë vendosur të bëjnë një aksion humanitar, një nevojatari nga Stublla të ia ndërtojnë një shtëpi”, kanë thënë familjarët për Express.

Leave a Reply