Donika Gërvalla nis me shkarkime masive të ambasadorëve: Vetëm sot i shkarkoi 13- 15 prej tyre

Ministrja e Jashtme, Donika Gërvalla ka shkarkuar sot hiç më pak se 13 ambasadorë.

Kështu ka mësuar GazetaBlic nga burimet e saj.”Ministrja Gërvalla ka marrë vendim për shkakrkimin e një numri të madh ambasadorësh. Sot ajo ka shkarkuar 13 – 15 ambasadorë”, tha ky burim.

Lidhur me këtë, GazetaBlic ka kontaktuar edhe me zëdhënësin e Qeverisë, Përparim Kryeziu, i cili tha se momentalisht nuk është në dijeni.“Nuk jam në dijeni.

Kontaktoni me ministrinë e jashtme”, tha shkurt Kryeziu për GazetaBlic.Ne do t’iu raportojmë në kohë reale për çdo risi lidhur me këtë çështje.

error: Alert: Content is protected !!