‘Do jem me ty gjithë jetën’, Miriami ndan momentin më të ëmbël me Duamin

Me 14 Janar të këtij viti, çifti shumë i dashur për publikun, Miriam Cani dhe Alban Skënderaj u bënë prindër për herë të dytë. Miriami solli në jetë një djalë, të cilit i vendosën emrin Duam, si kënga e tyre.


Dyshja kanë publikuar shpesh momente pranë të voglit në rrjete sociale por kanë preferuar të mos e zbulojnë ende portretin e tij. Së fundmi Miriami ka ndarë me ndjekësit foton më të ëmbël me Duamin në krahë.

Ajo shihet e veshur me fustan të bardhë dhe ka pozuar në natyrë. “Sot dhe asnjëherë nuk do jesh vetëm. Unë do jem aty me ty gjithë jetën”, ka shkruar Miriami krah fotos.

Leave a Reply