Dhímbje e madhe Nuk do të shoh më Nëna dhëndërr o biri jem

Një ngjarje e d himb shme, një h umbje trag jike e një djali që po përpiqej të dilte në jetë, dhe që jo vetëm prindërit prisnin ta shikonin dhëndër. Ndonëse 16 vjeç, Agimi punonte si kamerier në Fier dhe shkonte përditë në punë për të ndihmuar familjen.

Mbrëmjen e djeshme, 16-vjeçari Agim Hoxha po kthehej nga puna me motor bashkë me një shok, 18-vjeçarin Lion Ahmetaj, kur tek ura “Ura e Lumit” në Ballsh, një makinë i për plasi. Agimi gjeti vde kjen në vend, teksa Lioni në gjendje të rëndë po lu ft on ende me vde kjen në spital.

Një dëshmi rrëqethëse ka dhënë për mediat një banore e fshatit, e cila punonte kuzhiniere në lokalin ku Agimi punonte si kamerier. Ajo nuk i ndal lotët për asnjë moment dhe e qan si djalin e saj, duke thënë se 16-vjeçari e kishte parandjerë tra gjedinë dhe dje i kishte treguar se kishte parë një ëndërr dhe donte të shkonte në një vend të mirë.

“Unë jam kuzhiniere tek Gjanica. Ai dje pasdite ka ardhur tek shtëpia ime, më tha mua ‘nuk jam mirë, do vemi në një vend të mirë’. I thashë tek cili vend i mirë. Më tha ‘do vemi në Drenie se unë nuk jam mirë’. ‘Kam parë ëndërr’, tha. Unë i thashë nuk e di mirë se jetoj në Fier, megjithatë di një teqe këtej që e ka ngritur xhaxhi Agroni, megjithatë do pyesim i thashë. ‘Unë nuk jam mirë’ tha, ‘unë kur kam pasur babin në burg, kam vajtur në Drenovë kam ndezur një qiri dhe babi më doli për tre ditë’ (qan). Na ka prekur shumë si kolektiv, nuk harrojmë”, tregon gruaja.

Ajo tregon se shumë vite më parë i ka vdekur dhe bashkëshorti në një aksident në të njëjtin vend, duke vijuar të lutet për shpirtin e të riut, për të cilin thotë se donin të gjithë.

error: Alert: Content is protected !!