Deputeti që u kap duke futur gishtat në hundë, merr drejtimin e komisionit të Edukimit

Ramazan Gjuzi do të jetë Kryetari i ri i komisionit Parlamentar për Edukimin dhe Mjetet e Informimit. Gjuzi ka zënë vendin e Fatjona Dhimitrit.

Propozimi i Gjuzit erdhi nga kreu i grupit parlamentar të deputetëve për “Demokraci dhe Drejtësi”, Edmond Stojku. Ky grup ka 13 deputetë dhe rrjedhimisht ka kërkuar një kryetar të grupit Parlamentar të opozitës, ashtu siç ka tre grupi i Myslim Murrizit.

Kujtojmë se Ramazan Gjuzi është një ndër deputetët që hyri në Parlament nga listat e Lëvizjes Socialiste për Integrim, pasi deputetët e kësaj partie dogjën mandatet.

Së fundmi ai mori vëmendjen e mediave përmes një gjesti të pahijshëm gjatë njërës së mbledhjeve të komisionit ku ai bënte pjesë ku u kap duke futur gishtin në hundë.

Leave a Reply