Deputeti i LDK’së tregon si do të ndahen ministritë, thotë se s’kanë nevojë për votat e PDK-së

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Driton Selmanaj, ka thënë që si pjesë e marrëveshjes për Qeverinë e re, LDK do të marrë 7 ministri.

“Formula pak a shumë është ajo që edhe ka dalë në media: 7 ministri LDK-ja, 4 AAK-ja, 2 Nisma Socialdemokrate dhe të tjerat partitë politike joshumicë në Kosovë.Nuk janë finale emrat, jemi duke diskutuar”, ka thënë Selmanaj në një intervistë në RTK.

Selmanaj tutje ka thënë se votat e AKR-së nuk janë vendimtare, duke mos e përjashtuar megjithatë një marrëveshje edhe me këtë parti.“Nuk është që votat e AKR-së janë vendimtare, ne në bazë të bisedimeve që i kemi me partnerët e mundshëm nuk na dalë që është problem numri i votave në Kuvend, por jemi në diskutime edhe me AKR-në sepse vlerësojmë që edhe AKR mund të
kontribuojë në këtë koalicion sepse është pjesë e një grupi parlamentar të Nismës dhe unë besoj që është mirë edhe për ta që të jenë pjesë e këtij koalicioni”, tha ai.

Selmanaj tha që nuk e kanë përjashtuar AKR-në duke shtuar se janë në në fazën e diskutimeve edhe me partitë e minoriteteve që nuk janë serbe.

Sipas tij janë më pak se 4 deputetë të LDK-së që nuk e duan Qeverinë me AAK-në dhe Nismën Socialdemokrate.

“Jemi shumë afër që edhe me ta që të arrijmë marrëveshje. Nuk është e vërtetë që janë 4 deputetë të LDK-së kundër, janë më pak dhe për LDK-në çështja e problemit në numrave nuk trajtohet, mirëpo ideja është që të kemi 67 vota. Janë shumë më pak se 4 kundër, deputetët e LDK-së janë të përgjegjshëm karshi votës dhe subjektit”, tha ai .Selmanaj shtoi se nuk kanë kontakte me LVV-në dhe PDK-në dhe se nuk varen assesi prej
tyre.

Leave a Reply