Deklarata e Mitsotakis/ A po na rrëmben Greqia detin? Si është e vërteta

Deklarata e Mitsotakis/ A po na rrëmben Greqia detin? Si është e vërteta

Deklarata e Mitsotakis/ A po na rrëmben Greqia detin? Si është e vërteta

Sa herë flitet për ndarjen e detit me greqinë shqiptarët të djegur nga qumështi i fryjnë edhe kosit. Kështu ka ndodhur edhe këtë radhë pas një deklarate bombë të kryeministrit grek, Kyrakos Mitsotakis, këtë të mërkurë në parlamentin e vendit të tij. Ai i njoftoi deputetët për shtrirjen e kufirit detar me 12 milje në detin Jon.

Duke folur për ratifikimin e marrëveshjeve detare me Italinë dhe Egjiptin të firmosura gjatë javëve të fundit, Mitsotakis tha: “Ne po e rrisim Greqinë! Do të sigurojnë 12 milje edhe në detin Jon sipas të gjitha konventave ndërkombëtare. Asgjë s’na pengon neve që të arrijmë këtë“. Mitsotakis u shpreh gjithashtu se në lidhje me qasjen e Greqisë ministri i Jashtëm Nikos Dendias, do të zhvillojë shumë shpejt një vizitë në Tiranë për të komunikuar me autoritetet shqiptare.

Leave a Reply