‘Dajaku ka dal nga xhehneti’, psikologia që duhet të mbronte jetimët vazhdon të shokojë

“Dajaku ka dalë prej xhehnetit”, kështu shprehet Antonjeta Pero, zonja e cila ka punuar psikologe për fëmijët jetim në Shtëpinë e Fëmijës e që ditët e fundit tërhoqi shumë vëmendjen me statuset e saj në Facebook ku akuzonte për mashtrim Adrianën, vajzën e cila deklaroi në “Dua të të bëj të lumtur”, se është ab uzuar s eksualisht në Jetimoren e Shkodrës.

Përveç kësaj deklarate, në profilin e saj në Facebook gjen edhe të tjera deklarata publike që janë shumë të dyshimta për një psikologe dhe profesioniste e shëndetit mendor.


Megjithatë duket se edhe zonja Antonjeta Pero e pranon se e kujt është përgjegjësia në këtë status ku thotë: “Skllavëria se ksuale e të miturve vjen prej mungesës së prindërimit dhe punës së dobët të stafeve pedagogjike në drejtim të komunikimit dhe fuqizimit të fëmijëve në të drejtat e tyre”. Këtë status Pero e ka publikuar në 3 qershor, referuar rasteve të ab uzimit të kohëve të fundit. Por siç duket ka ndryshuar mendim kur u publikua rasti i Adrianës, që prek punën e saj meqënëse ka punuar si psikologe.

Ndërsa lidhur me deklaratën e Urdhrit të Psikologut që zonja Pero nuk është e licensuar, ajo ka reaguar në një status ku thotë që ka 2 diploma, një në vitin 1996 dhe një në vitin 2000, por nuk e ka parë të arsyeshme të licensohet tek Urdhri i Psikologut.

Në Republikën e Shqipërisë nuk është e lejueshme dhe është e dënueshme me ligj që të ushtrosh profesionin në institucion privat dhe në institucion shtetëror nëse nuk je licensuar.

Ndërkohë komentuesit e pyesin Peron çfarë dege është diplomuar dhe në cilin universitet, por ajo ka refuzuar të përgjigjet. Madje i ka fshirë komentet dhe i ka bërë bllok të gjithë njerëzve që e pyesin. Nga informacionet e “Xing.al” rezulton se zonja Pero ka punuar si mësuese muzike në shkollën Vasil Shanto në Shkodër.

Leave a Reply