Ç’po ndodh në këtë vend?! “Sëmundja misterioze” vr.et 1000 persona

Pothuajse 1000 persona vdiqën në Nigeri në 5 javë për shkak të një “sëmundjeje misterioze”.

Rreth 1000 persona përfshirë punonjës të kujdesit shëndetësor dhe zyrtarë të nivelit të lartë, vdiqën në shtetin Kano të Nigerisë Veri-Perëndimore për shkak të një “sëmundjeje misterioze”, tha ministri i shëndetësisë i vendit.

Osagie Ehanire tha se të gjithë pacientët, përfshirë zyrtarët e nivelit të lartë dhe stafin shëndetësor, vdiqën vetëm brenda pesë javëve të fundit.

Sipas raporteve fillestare, shumica e të vdekurve ishin mbi 65 vjeç, shtoi ministri.

Qeveria fillimisht pretendoi se “sëmundja misterioze” nuk ishte COVID-19 dhe vdekjet ishin për shkak të sëmundjeve të tjera vdekjeprurëse si meningjiti, hipertensioni, diabeti dhe malarja por më pas njoftimi u azhornua dhe u raportua se 50 % e viktimave humbën jetën prej koronavirusit.

Numri i rasteve të konfirmuara zyrtarisht me COVID-19 në Nigeri është 12.801, dhe numri i vdekjeve ka shkuar në 361.

999 nga vdekjet u regjistruan në shtetin veriperëndimor Kano.

Pandemia ka vrarë më shumë se 406.500 njerëz në të gjithë botën, me më shumë se 7.11 milion raste të konfirmuara, ndërsa të shëruarit kanë tejkaluar 3.29 milion, sipas shifrave të përpiluara nga Universiteti Johns Hopkins i SHBA.

Leave a Reply