Coronavirusi a u krijua në laborator apo sprovë nga Zoti, kështu përgjigjet Shefqet Krasniqi

Hoxhë Shefqet Krasniqi ka diskutuar për pandeminë covid19, ku edhe ka folur rreth asaj se a është kjo sprovë nga zoti apo e krijuar nga dora e njeriut.

“Mund të jetë ashtu, mund të jetë ashtu. Nuk jam i sigurt sepse ende ka thashetheme, për mendimin tim më shumë anoj që nuk është dorë e njeriut. Zoti ka desht me ja qu një mesazh njeriut. Njeriu e ka marrë rolin e tjetër kujt në tokë. Nuk jam i sigurt nëse është krijuar nga dora e njeriut apo e ka dërguar Zoti”, ka theksuar ai në TV Dukagjini- transmeton Indeksonline.

Ai ka thënë se njerëzve ju ka humbur rruga në oborr, në luftën kundër pandemisë.

“Jeta e njeriut është më e shtrenjtë se xhamia, gjaku i njeriut është më i shtrenjtë se rrëzimi i të gjitha xhamive.

“Qe sa muaj jemi na me pandemi, kurrë asnjëherë nuk vërejta as nuk pash se njëri prej televizioneve në fillim të pandemisë ka thirrë ndonjë teolog dhe me konsultu a ka sherim kjo punë fetarisht, tulifar lloje të shtresave kanë ftu, nga ata që dinë shumë deri tek ata që s’dinë kurgjo”, tha tutje ai.

“Grip është, për atë arsye mbi 90% e tyre shërohen nuk është aq e rrezikshme. Feja jonë flet për këtë ku ka thënë “O njerëz nëse dëgjoni për një sëmundje ngjitëse e cila është përhapur nëse nuk je në atë vend mos shko, por nëse je aty ku të ka godit sëmundja mos shko”, ka thënë ai.

Leave a Reply