“Çmendet“ Deputeti gjerman: Kosova është pjesë e Serbisë

Deputeti gjerman i partisë Alternativa për Gjermanisë që është parti e ekstremit të djathtë, Jens Kestner ka thënë në Bundestagun gjerman se “Kosova është pjesë integrale e Serbisë dhe se shteti serb duhet të sillet më afër Gjermanisë në vend se të krijohen diferenca”

“Nëse vazhdimisht pretendoni se jeni kundër ndryshimit të kufijve kudo në botë, a kemi të drejtë të anashkalojmë faktin që ne vetë kemi marrë pjesë tashmë në ndryshimin e paligjshëm të kufijve në atë rajon. Sot, Serbia vazhdon të tregojë me justifikim këtë kontradiktë. Çfarë lloj dialogu midis Beogradit dhe Prishtinës duhet të mbështesim dhe si mund të shmangim rrezikun që Serbia dhe Kosova të largohen më tej? “Serbia, për të cilën, për mendimin tim, Kosova është ende një pjesë integrale, ne duhet ta afrojmë pranë nesh, në vend që të kërkojmë atë që na dallon,” tha Kestner, shkruan Telegraf.rs, transmeton Gazeta Express.

Ai tha poashtu se duhet të shikohet me seriozitet zgjatja e mandatit për KFOR-in gjerman në Kosovë deri në qershor 2022.

“Unë u bëj thirrje aktorëve politikë në Gjermani të mendojnë seriozisht për këtë temë, në mënyrë që duke zgjidhur një problem të mos krijojmë të reja dhe të detyrojmë Serbinë, si një vend kryesor në rajon, të kërkojë bashkëpunëtorë për të gjetur një zgjidhje të drejtë në një anë tjetër”, tha Kestner.

error: Alert: Content is protected !!