Çaj për ulje të apetitit: Nëse e pini në mbrëmje, në vend të darkës, nuk do të ndieni uri!

Çaj për ulje të apetitit: Nëse e pini në mbrëmje, në vend të darkës, nuk do të ndieni uri!

Çaj për ulje të apetitit: Nëse e pini në mbrëmje, në vend të darkës, nuk do të ndieni uri!

Nëse këtë çaj e pini në mbrëmje, do të flini me ndjenjën e ngopjes, madje edhe nëse nuk keni ngrënë asgjë. Me të drejtë ky çaj quhet dhuratë për të gjithë adhuruesit e ushqimit të shëndetshëm. Të gjithë përbërësit e këtij çaji janë natyralë, ndërkaq karakteristikë kryesore e tij është që ul apetitin. Nevojiten:

▪ gjysmë litri ujë, ▪ 1 lugë xhenxhefil të grirë në rende, ▪ 2 fletë dafine, ▪ gjysmë luge të vogël fara qimjoni, ▪ gjysmë luge kanellë.
Përzieni të gjithë përbërësit, pos kanellës, dhe zieni rreth gjysmë ore. Hiqeni nga zjarri, shtoni kanellën dhe lëreni 5 minuta të ftohet. Kullojeni dhe e pini. Rekomandime:

Zieni një litër çaj apo më shumë, përnjëherë, pastaj e nxehni kur dëshironi ta konsumoni. Shija e çajit varet nga sasia e përbërësve të cilët i shtoni. Kanella i jep çajit aromën dhe nëse e doni këtë shije, lirisht shtoni më shumë kanellë.

Fletët e dafinës shtoni me kujdes, sepse nëse e teproni, çaji mund të jetë tepër i fortë. Kushtoni kujdes vetes dhe bëhuni të shëndetshëm!

Leave a Reply