Brenda kësaj shpelle fshihet një fshat i tërë

Albani 14 vjeçar shpëtoi në moment të fundit në Durrës, e shpëtuan dy djem nga Haraçina

Albani 14 vjeçar shpëtoi në moment të fundit në Durrës, e shpëtuan dy djem nga Haraçina

Për të arritur në fshatin Zhongdong të Kinës, duhen më shumë se një orë ngjitje në mal, shkruan Gazeta Express, përcjell Portalb.mk. E ndodhur rreth 1,500m mbi nivelin e detit, një shpellë në Kinë është shtëpi e rreth 100 njerëzve.

Në fakt, brenda kësaj shpelle ndodhet një fshat i tërë, i cili besohet se është vendbanimi më i vjetër në vend, brenda një shpelle natyrale, transmeton Gazeta Express. Ky komunitet që jeton në këtë shpellë kishte edhe një shkollë, por qeveria kineze e kishte mbyllur atë më 2011, për shkak se, sipas qeverisë, “Kina nuk është një shoqëri shpellarësh”.Banorët e shpellës janë duke lobuar për ta ndërtuar një rrugë që lidhë shpellën me infrastrukturën ekzistuese, në mënyrë që të përmirësohet jeta e fshatarëve.

Leave a Reply