‘Bindeni të më lërë’, Marina zbulon pasionin e saj të fshehtë por Geti ia ndalon

Moderatorja bukuroshe Marina Vjollca ka zbuluar së fundmi dashurinë për motorrat. Ajo ka publikuar në Instastory disa postime nga viti 2014, në të cilat shihet duke i dhënë motorrit.

Mirëpo pas martesës me Getoar Selimin, disa gjëra kanë ndryshuar. Ai nuk ka dëshirë që partnerja t’i japë motorrit prandaj dhe ia ka ndaluar. Këtë e ka zbuluar vetë Marina e cila ka kërkuar ndihmën e fansave që të bindin Getin.

“Bindeni Getin të më lërë t’i jap motorrit se nuk më le më”, ka shkruar Marina krahas postimeve.


Leave a Reply