BE me masa të reja kundër abu zimit sek sual ndaj fëmijëve / ja cfare do të ndodh me ata qe ab uzojnë

Në kohën e koronavirusit janë shtuar në internet kërkesat e por nografisë me fëmijë.

Komisioni Evropian reagon në lu ftën kundër abu zimit se ksual ndaj të miturve me një paketë masash parandaluese dhe penale për vendet e BE. Me këtë planifikohet “një strategji e gjerë për një lu ftë efektive kundër abu zimit e shfrytëzimit se ksual të fëmijëve”, tha eurokomisionerja suedeze e Çështjeve të Brendshme, Ylva Johansson për gazetën gjermane “ELT”.

Sipas Johannson planet parashikojnë një sërë iniciativash dhe masash ligjore. Këto masa i përgjigjen kështu kërkesave nga Parlamenti Evropian dhe shtetet anëtare për më shumë ndjekje penale dhe parandalim. Nuk mund të mbështetemi vetëm tek strategjitë e parandalimit, paralajmëron Johansson. Ajo theksoi se “ligjet tona duhet të të veprojnë kur ato shkelen, dhe duhet të tregojnë, se vlerat tonë, vlejnë si në internet ashtu edhe në jetën reale.”

Për këtë është e nevojshme një bashkëpunim më i ngushtë i koncerneve të internetit. Sipas saj interneti është për fat të keq një “faktor vendimtar” për kërkimet që bëjnë kriminelët për viktima të reja.Përveç kësaj parashikohet edhe një qendër e BE-së për mbrojtjen më të mirë të fëmijëve, e cila do të mbështesë shtetet anëtare në hetimin, parandalimin, lu ftimin e abu zimit se ksual me fëmijët, si përmes bashkëpunimit, ashtu edhe shkëmbimit të informacionit.

Leave a Reply