“Ballkani ka qenë i gjithi helen”, këngëtarja e njohur ‘shp ërthen’ drejt Arjan Çanit: Të thirret në Prokurori!

Arjan Çani ka bërë një deklaratë shumë të fortë në emisionin e tij. Gjatë debatit në studio, moderatori Çani tha se i gjithë Ballkani ka qenë helen.

“Ballkani ka qenë i gjithi helen. Ballkani ka qenë i gjithi helen, të tjerat janë përralla”, tha Çani.

Kjo deklaratë e tij është parë si pr ovokim dhe është komentuar shumë në rrjetet sociale.

Rreth saj ka reaguar edhe Rovena Stefa, e cila në një postim në Facebook e cilëson Çanin antishqiptar, duke shtuar se ka cënuar identitetin dhe integritetin tonë kombëtar.

Më tej këngëtarja shprehet se po të kishte shtet ky njëri do ishte thirrur në Prokurori tani dhe të jepte llogari mbi këto deklarata.

Bojkoti ndaj emisionit të tij televiziv është minimalja për këtë antishqiptar, pasi po të kishte shtet ky njëri do ishte thirrur në Prokurori tani dhe të jepte llogari mbi këto deklarata që cënojnë identitetin, integritetin tonë kombëtar, pasi është person publik dhe nuk mund të bëj deklarata të tilla, pasi shqiptarët kanë vu ajtur shumë nga l ufta e shovinistëve grekë!

Leave a Reply