Babai i sëmurë me ka ncer përlot botën me letrën për bijën e tij, të sëmurë me k ancer/ Unë nuk do të shoh të rritesh, nuk kam kohë, bëhu e fortë zemra e babit

Babai i sëmurë me ka ncer përlot botën me letrën për bijën e tij, të sëmurë me k ancer/ Unë nuk do të shoh të rritesh, nuk kam kohë, bëhu e fortë zemra e babit

Babai i sëmurë me ka ncer përlot botën me letrën për bijën e tij, të sëmurë me k ancer/ Unë nuk do të shoh të rritesh, nuk kam kohë, bëhu e fortë zemra e babit

E dashur Keli Sa shumë jam i ke qardhur që nuk do të arrij të të shikoj të rritesh ashtu siç ti do të doje. Do të doja të gjeja fjalët për të të bërë të ndihesh më mirë. Do të doja të mos kisha pasur ka ncer dhe ti nuk do të kishe pasur nevojë të më shihje të v uaj, ashtu siç shpesh ndodh tani. Do të kisha dashur që gjërat të ishin shumë më ndryshe, por nuk janë.Shumë baballarë kanë dhjetra vite kohë për të biseduar me vajzën e tyre në tavolinën e kuzhinës, me duart e ngrohura rreth filxhanit të kafesë, e teksa ata japin këshilla, vajzat, ngrenë sytë nga qielli. Ne nuk do e kemi këtë kohë. Nuk do të mund të të dërgoj në shkollë ditën e parë të saj, të të vij të marr pas takimit të parë dhe të të përqafoj kur zemra jote do të thyhet nga një dashuri, apo të të përgëzoj kur të diplomohesh. Por ndërsa jam ende këtu, mendova të të jap disa këshilla njëherësh. Shpresoj të të vijnë përshtat. Shpresoj që ka nceri të mos kthehet ku rrë kështu, dhe jeta jotë të jetë e gjatë dhe plot lumturi. Të gjithë do të thonë se është e rëndësishme të impenjohesh në shkollë. Shpresoj që ti do të bësh më të mirën tënde. Të impenjohesh është e rëndësishme por mos harro të argëtohesh.

Në këtë moment ti nuk je në gjëndje të bësh diferencën mes djalit dhe vajzës dhe të gjithë fëmijët i sheh si shokë. Kjo është tipike për natyrën tuaj të ëmbël. Por Keli, kjo do të ndryshojë kur të rritesh. Brenda pak vitesh ti do të shikosh shokët e klasës si të pisët dhe të bezdisshëm. Por, kur të shkosh në gjimnaz do ta kuptosh se mund të jenë edhe shumë të këndshëm. Kur të jesh më e madhe- Shpresoj SHUMË e madhe!- Do të kesh një të fejuar dhe unë nuk do të jem këtu duke u përpjekur të kuptoj qëllimet e tij. Prandaj ja disa këshilla nga plakushi yt. Është shumë e vështirë ta përshkruash si ndihesh kur je me të vërtetë i dashuruar. Ndoshta do më kujtosh mua dhe mamin tënd që qeshnim në divan. Kësaj, pak a shumë i ngjan dashuria e vërtetë. Argëtohu duke e gjetur.

Zgjidh gjithmonë djem me virtyte dhe sjellje prej xhentelmeni, të edukuar dhe të respektuar. Imagjino ata të ulur në tavolinën tonë duke pirë një çaj. Nëse mendon se mund ta bëjnë, atëherë do të kesh gjetur njeriun dinjitoz për ty. Për fat të keq një ditë do ta kesh zemrën e thyer. Të dhemb si ferr dhe do të ndihesh sikur është fundi i botës, por do e kalosh edhe këtë. Edhe nëse një histori dashurie nuk funksionon mundohu të jesh xhentile. Edhe djemtë kanë ndjenja.

Leave a Reply