As në Juventus e as në Napoli, “Icardi dëshiron të qëndrojë në PSG”

Këshilltari ligjor i Mauro Icardi beson se sulmuesi i Interit ‘ka dëshirën’ për të qëndruar në Paris Saint-Germain dhe se Leonardo ‘dëshiron ta mbajë atë’.Ishte raportuar se Icardi do të kthehej në Inter në fund të sezonit, me PSG-në që nuk do të shfrytëzojë mundësinë për ta blerë për 70 milionë euro.

Por, Letterio Pino është i bindur që argjentinasi do të vazhdojë të luajë për ekipin e Ligue 1 edhe sezonin tjetër.“Leonardo e dinte se çfarë do të jepte Mauro gjatë sezonit”, tha ai për Radio Kiss Kiss.

“Ai nuk luajti në disa ndeshje të Ligës së Kampionëve, por kjo ishte vetëm sepse në PSG kishte 18 lojtarë të tjerë shumë të mirë”.“Sipas mendimit tim, Leonardo dëshiron ta mbajë atë dhe shpresoj që edhe PSG ta bëjë këtë.Padyshim që kjo është ideja”.

27 vjecari ka shënuar 20 gola në 31 paraqitje për Parisin para se të ndërprehej
sezoni për shkak të koronavirusit.

Leave a Reply