Artisti i madh mbylli sytë përgjithmonë, Kabashi zbulon porosinë e tij të fundit

Komuniteti artistik është bashkuar për t’i dhënë lamtumirën e fundit artistit Pirro Mano. Me qirinj në duar në formë simbolike, artistët e kishin të vështirë të mbanin lotët a emocionet për atë që ata e cilësojnë babain e artit shqiptar.

Regjisori Spiro Duni solli në kujtesë një moment teksa me mikun e tij Pirro, diskutonin për botën e përtejme.

‘Kur të shkosh atje lart, çfarë dëshiron të thotë Zoti, ç’kemi Pirro?’.

Të tjerë kolegë, bashkëpunëtorë ndër vite, a nxënës të tij, e kujtuan Pirro Manin si njeriun që Teatrit Shqiptar i vuri vulën me epokën e tij.

Aktori i njohur Mirush Kabashi zbuloi dhe një amanet që Pirro Mani kishte pasur muajt e fundit, që të vendosej në gërmadhat e Teatrit Kombëtar.

‘Pirro kishte lënë porosi të vendoste një buqetë me lule në gërmadhat e Teatrit Kombëtar’, u shpreh Kabashi.

Mes tingujsh, nën dritën e qirinjve, në lotët e emocionet e miqve e bashkëpuntorëve, Pirro Manit ia dha përqafimi i fundit artistik,do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE.

error: Alert: Content is protected !!