Armend Muja: Fëmijët deri në 2-vjeç do të marrin 20 euro në muaj

Deputeti i Vetëvendosjes, Armend Muja ka sqaruar disa nga pikat e programit të Qeverisë në lidhje me skemat sociale.

Muja në RTV Dukagjini ka thënë se fëmijët deri në 2-vjeç do të marrin 20 euro në muaj dhe sipas tij përfitues të tillë pritet të jenë rreth 100 mijë.

Deputeti i LVV-së thotë se rreth 500 mijë fëmijë deri në moshën 16-vjeçare do të përfitojnë 10 euro në muaj.

Ai ka përmendur edhe shujtat ushqimore për nxënësit në shkolla.

“Me rishikimin e buxhetit që pritet të bëhet deri nga muaji gusht, do të dihet saktë se kur fillon të implementohet kjo pikë”.

Muja thotë se do të mbahet edhe premtimi për banesa për çiftet e reja dhe sipas tij me këtë rast do të ndihmohet edhe sektori i ndërtimtarisë.

error: Alert: Content is protected !!