



Ardian Bujupi flet për herë të parë për lidhjen me indianen bukuroshe




Ardian Bujupi flet për herë të parë për lidhjen me indianen bukuroshe




Këngëtari i njohur, Ardian Bujupi është treguar gjithmonë shumë i rezervuar me jetën e tij private. Mirëpo prej nga muaji qershor, ai po përflitet për një lidhje dashurie me një vajzë të quajtur Sabrine Khan
Ajo është me origjinë indiane, por e lindur dhe e rritur në Gjermani. Sabrine është gjithashtu protagoniste në klipin e Ardianit, me titull “Modela”. Dyshja nuk i kursejnë fotot në rrjete sociale, mirëpo së fundmi këngëtari ka treguar se mes tyre nuk ka lindur ende një romancë.
Një ndër ndjekësit e ka pyetur rreth marrëdhënies së tij me Sabrinën dhe ai është shprehur se janë vetëm shokë. “Qik t’hallës (Thjesht shokë deri tani)”, ka shkruar Ardiani në një postim në Instastory.