Arbana Osmani në lot në emisionin e fundit për këtë sezon, pas fjalëve që i tha i gjithë stafi (video)

Moderatora e njohur e ‘Top Channel’, Arbana Osmani u surprizua mbrëmjen e djeshme nga starfi i emisionit të saj, ‘Dua ta të bëj të lumtur’. Secili prej tyre tha diçka vlerësuese për moderatoren shumë të dashur për publikun shqiptar.

“Ky është ambienti ku ne punojmë çdo ditë, i cili falë teje është si shtëpia jonë, si një familje e madhe. Është fat të punosh me ty! Faleminderit që i ke dhënë zgjidhje çdo problemi që kemi pasur. Je e veçantë Arbana”

“Doja të thoja sa shumë të çmoj, je një shembull frymëzimi”, ishin vetëm disa nga mesazhet për moderatoren.

Klipi emocionoi Arbanën, e cila nuk mundi t’i mbante dot lotët. Arbana kishte përgatitur për vajzat e stafit një udhëtim në Dubai, ndërsa për djemtë kishte rezervuar një udhëtim në Amsterdam pasi të lirohen masat anti- Covid.

Video: https://www.instagram.com/p/CPwM9kjH5tP/

Leave a Reply

Your email address will not be published.

error: Alert: Content is protected !!